Detaje të tjera zbulohen nga operacioni në Tiranë, ku policia ka arrestuar një 36-vjeçare dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e saj, pasi akuzohen se kanë mashtruar duke i marrë 1.6 milionë lekë të reja një qytetari.
Mësohet se Valbona Golemi në bashkëpunim me të shpallurin në kërkim, shtetasin me iniciale .K. e kanë mashtruar qytetarin duke i thënë se është përzgjedhur nga banka si fitues për të përfituar interesa më të larta bankare. Ata i kanë thënë të tërheqë lekët e t’i çojë tek Drejtoria Qendrore e bankës.
Klienti i supozuar, e ka tërhequr shumën prej 1.6 milionë lekë nga banka dhe ka shkuar e ua ka dorëzuar dy personave që u prezantuan si administratorë të një banke në një godinë për të cilën ata kanë deklaruar se është godina qendrore e bankës. Qytetari i ka dorëzuar aty për t’i futur në banke me interes dyfish.
Kur klienti kur ka shkuar të tërheqë interesin, lekët nuk figuronin askund dhe ka bërë kallëzim në policia, e cila ka arrestuar gruan e re.