Mesazhi i Bashës: Nëse s’përmbushim angazhimet s’do të kërkojmë mandat tjetër

Shqipëria

Mesazhi i Bashës: Nëse s’përmbushim angazhimet s’do të kërkojmë mandat tjetër

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 17:23
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka shpërndarë një videomesazh në rrjetet sociale ku iu bën edhe njëherë thirrje qytetarëve të bashkohen për të sjellë ndryshimin më 25 prill.

Pasi rendit, sipas tij, dështimet e kryeministrit Edi Rama, kryedemokrati shprehet se nëse nuk do t’iu përmbahet angazhimeve të tij nuk do të kërkoj një mandat tjetër.

“Familjet tuaja kanë ngecur në baltë për shkak të dështimeve të Ramës. Asnjë premtim nuk ka mbajtur! Dhe tani, vjen me premtime të tjera, boshe. Një kryeministër që nuk mban premtimet e tij duhet të largohet. Ne kemi plane serioze dhe të zbatueshme për vendin”.

“Angazhime të cilat do të nisim t’i zbatojmë prej ditës së parë. Dhe angazhimi ynë i parë është: Nëse nuk i përmbushim angazhimet tona ndaj jush, nuk do të kërkojmë një mandat tjetër. Ka ardhur koha të bashkohemi të gjithë, për të ndryshuar Shqipërinë. Ka ardhur koha ta largojmë Edi Ramën”, shprehet Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat