Ekspertja e ISHP: Do kemi vaksinime paralele

Shqipëria

Ekspertja e ISHP: Do kemi vaksinime paralele

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Ekspertja për vaksinimin në ISHP, Erida Nelaj në një intervistë për Ora neës ka bërë me dije se është në plan që të ketë vaksinime paralele.

Nelaj ka thënë që përveç grupeve të riskut, së shpejti do të nisë vaksinimi edhe për personat mbi 80 vjeç, apo për policinë e mësuesit.

Nelaj: Do të arrijmë 10 mijë dozat që kemi thënë për 5 mijë personele shëndetësore dhe të moshuar si linjë e parë e vaksinimit. Do të vazhdojmë më pas ta shtrijmë me grupmoshat e caktuara, po bëhen planet për grupmoshat mbi 80 vjeç. Përgatitje paraprake për këto persona, me ardhjen e vaksinave ne zbresim në këto fasha grupmoshash. Do të kemi edhe vaksinimet paralele, pra njëkohësisht në popullatë sipas grupmoshave do të fillojmë edhe për personat kyç që mbajnë funksione të shtetit, si forcat e rendit, arsimtarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat