Një 22 vjeçar në Kukës është arrestuar pasi në mënyrë të vazhdueshme përndiqte, shantazhonte dhe ofendonte një minorene.
Arrestimi i të riut ka ndodhur pas denoncimit në polici nga ana e 16 vjeçares.
"Si rezultat i hetimeve të kryera u arrestua në flagrancë shtetasi A. K, 22 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale "Përndjekja", pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 16-vjeçare, duke e ofenduar dhe shantazuar në rrugë dhe në rrjetet sociale", njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.