Kryeministri Janša e garanton Bashën: Sllovenia do të jetë avokate e fuqishme e Shqipërisë për integrimin

Shqipëria

Kryeministri Janša e garanton Bashën: Sllovenia do të jetë avokate e fuqishme e Shqipërisë për integrimin

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 14:31
Foto nga takimi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua sot në Lubjanë me kryeministrin e Sllovenisë dhe kreun e Presidencës së ardhshme të Bashkimit Europian, Janez Janša.

Në një postim në facebook, Basha shkruan se e njohu kryeministrin slloven me planin e tij për integrimin, angazhimin për të përmbushur të gjitha detyrimet, duke nisur nga lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Kam kënaqësinë të ndaj me ju, se mora mbështetjen e kryeministrit Janša, vendi i të cilit merr në 6 muajt e ardhshëm presidencën e Bashkimit Europian, për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian brenda vitit. Për Shqipërinë nuk ka dhe nuk mund të ketë alternativë tjetër veç integrimit në Bashkimin Europian. Dhe për këtë, Partia Demokratike dhe unë jemi të vendosur të ndërmarrim çdo vendim dhe hap të nevojshëm”.

Basha nënvizon se ranë dakord me Janša që të koordinojmë veprimet dhe vendimet  e tyre për ta përshpejtuar rrugën europiane të Shqipërisë si interesi më i madh i çdo shqiptari, si destinacioni ynë i vetëm.

“Kryeministri Janša më garantoi se Sllovenia do të jetë avokate e fuqishme e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian”.

Basha dhe kryeministri slloven  biseduan edhe për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për të tërhequr dhe nxitur investitorët sllovenë të investojnë në Shqipëri, çka do të ndihmojë për punësimin e mirëqenien e qytetarëve tanë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat