Mësuesja e njohur, Majlinda Keta, tha ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” se “e kemi vendosur në bixhoz arsimin”.
Teksa po diskutohej për gabimet dhe gafat e shumta që gjenden në tekstet shkollore, Keta tha se “kemi tradhtuar edhe mësuesit”.
Sipas saj, politika altertekste është dëmi më i madh që i është bërë tekstit shkollor. “Këto tekste nxisin analfabetizmin”, shtoi mësuesja.
“Alterteksti i tre viteve të fundit kanë cenuar prestigjin e teksteve. Nuk ka ruajtur ADN e arsimit të viteve ’90. Ka përkthime që na sjellin në çështje qesharake. Alibia më e madhe e altertekstit është futja e biznesit dhe politikës. Në 2014 Ministria e Arsimit bëri një ndërhyrje ku thoshte: ‘Të eliminohen tekstet që zgjidhen në më pak se 3 mijë kopje. Ku këto kopje mund të ishin më cilësor që ato që ishin në treg. Dhe tekstet zgjidhen nga drejtorët politikë të shkollës dhe mësuesit”, përfundoi Keta.