Rëndohet bilanci i vdekjeve, 1075 raste të reja, 18 humbje jetë dhe 585 në spitale

Shqipëria

Rëndohet bilanci i vdekjeve, 1075 raste të reja, 18 humbje jetë dhe 585 në spitale

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 17:10
Foto

Në 24 orët e fundit janë kryer 3901 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1075 qytetarë.

Po ashtu, janë shëruar 890 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 59,684 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 585 pacientë, 37 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 18 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Mallakastra, të moshave 39-84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

361 raste në Tiranë, 84 në Fier, 71 në Durrës, nga 46 raste në Vlorë, Librazhd, 42 në Kukës, 36 në Krujë, 35 në Kuçovë, 29 në Elbasan, 28 në Sarandë, nga 23 raste në Korçë, Gjirokastër, 19 në Shkodër, nga 18 raste në Mallakastër, Pogradec, 17 në Malësi e Madhe, nga 16 raste në Lezhë, Kamëz, 14 në Kurbin, 11 në Kavajë, nga 10 raste në Berat, Peqin, nga 9 raste në Pukë, Përmet, Gramsh, nga 8 raste në Mirditë, Dibër, Kolonjë, 7 në Has, 6 në Lushnje, 5 në Vorë, 4 në Devoll, nga 3 raste në Mat, Vau i Dejës, Prrenjas, Cerrik, nga 2 raste në Tropojë, Delvinë, Tepelenë, Ura Vajgurore, Bulqizë, Skrapar, nga 1 rast në Rrogozhinë, Finiq, Patos, Poliçan, Këlcyrë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (17 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore         1075

Të shëruar në 24 orë      890

Të shtruar në spitale      585

Humbje jete në 24 orë   18

Testime ditore                3901

Testime totale           424,719

Raste pozitive            95,726

Raste të shëruara        59,684

Raste Aktive               34,442

Humbje jete                1,600

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   20808

Fier        2880

Vlorë                      1774

Durrës                   1742

Shkodër               1466

Elbasan                 1145

Lezhë   1058

Korçë   994

Berat                     984

Gjirokastër 833

Kukës   427

Dibër    331

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat