I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, gazetari Mentor Kikia u shpreh se shteti ka lëshuar të gjitha shërbimet shëndetësor në duart e privatit.
Kikia: Shteti ka lëshuar të gjitha shërbimet shëndetësoe në duart e privatit dhe ka ngelur vetëm bisturia në dorën e atyre që një dorë e kanë te bisturia dhe një tjetër te xhepi i pacientit. Shteti nuk është në gjendje të bëjë asnjë lloj shërbimi dhe i ka lëshuar sipas parimit të famshëm të PPP-ve.
Korrupsioni shtetëror është shumë më i madh dhe i frikshëm. Këtu nuk ka bërë askush reformë në shëndetësi. Halli i qytetarëve kur të shkojnë në spital është sa lekë do japë? Qytetarët i janë nënshtruar kësaj skeme se është kthyer në normë.