Basha akuza Ramës: Premtoi deficit dhe borxh publik në kontroll, por a e ka mbajtur?

Shqipëria

Basha akuza Ramës: Premtoi deficit dhe borxh publik në kontroll, por a e ka mbajtur?

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 10:02
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha, përmes një postimi në “Instastory”, ka renditur nga një nga dështimet e kryeministrit Edi Rama.

Basha tha se kryeministri premtoi deficit dhe borxh publik nën kontroll, përmes politikash të përgjegjshme fiskale. Por sipas tij ky premtim nuk është mbajtur dhe borxhi është rritur.

Për të përforcuar dëshminë e tij, kryedemokrati ilustroi dhe statistika.

Postimi i plotë i Bashës:

65 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite

Rama premtoi deficit dhe borxh publik nën kontroll, përmes politikash të përgjegjshme fiskale.

A e ka mbajtur këtë premtim?

Përgjigja jo. Borxhi publik është rritur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat