Zbardhen detaje të reja mbi dosjen e mjekut kardiokirurg Edvin Prifti, i cili prej 13 shkurtit ndodhet në masë arresti me burg pasi ndaj tij veç akuzës për iu shtua edhe akuza e “pastrimit të parave”
Mësohet se në zyrën e doktorit është gjetur dhe një zarf bosh me emrin e një pacienteje sipër. SPAK ka marrë në pyetje pacienten e cila ende nuk është shtruar në spital.
Ndërkohë sot avokatët mbrojtës të Priftit kanë apeluar vendimin e GKKO-së që i dha ‘arrest me burg” për të, gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha dhe 9 të tjerë.
Prokuroria ka nisur verifikimet në lidhje me pasuritë e ish-shefit të Kardiologjisë së QSUT, mjekut Edvin Prifti, i arrestuar javën e kaluar me akuzën për korrupsion dhe pastrim parash.
Hetimi pasuror vjen pas nisjes së hetimeve për pastrim parash të ngritura nga Prokuroria e Posaçme, e cila gjatë kontrollit i gjeti mjekut në banesë 250 mijë euro dhe 16 milionë lekë.