Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka vendosur që të vaksionohet sot në Vlorë.
Lajmin e ka bërë të ditur, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, por edhe drejtori i operatorit shëndetësor për jugun.
“Doktoresha e ka me qejf Vlorën se kishte vendosur të vaksinohej këtu”, tha drejtori i operatorit shëndetësor për jugun.
Kjo u aprovua edhe nga ministrja Manastirliu: “ Po doktoresh Silva vaksinohet sot në Vlorë”
Ndërsa vetë Silva Bino teksa bëri një përshkrim të situatës tha se deri tani nuk ka asnjë problem me vaksinimin. Sipas saj, vaksinën nuk e kanë marrë vetëm ata mjekë dhe infermierë që e kanë kaluar Covidin.
“Asnjë dozë nuk kemi humbur. Në përgjithësi nuk ka punonjës mes personelit mjekësor që nuk duan të vaksinohen. Vetëm ata që e kanë kaluar ja kanë lënë radhën të tjerëve. Nuk kemi pasur probleme me vaksinimin”, tha ndër të tjera Silva Bino.