Piro Begaj, kryevaksinuesi që pësoi gjendje të fikëti pak para nisjes së procesit të vaksinimit në Vlorë është nisur drejt Tiranës për një ndihmë të specializuar mjekësore.
Burime bëjnë me dije për ABC se ai ka pësuar ishemi (hemorragji cerebrale) për shkak të luhatjes së tensionit.
Mjeku u ndje keq pak para nisjes së vaksinimit për mjekët dhe infermierët në pallatin e sportit në Vlorë.
Megjithatë procesi i vaksinimit të tyre vazhdoi normalisht, ndërsa prezent ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.