Në një kohë kur temperaturat në pothuajse gjithë vendin kanë nisur të ngrihen, kryeministri Edi Rama përmes një video-postimi në Facebook tregon punën e bërë nga autoritetet shtetërore në zhbllokimin dhe mirëmbajtjen e akseve rrugore.
Sipas Ramës, situata e ditëve të fundit tregoi se është rritur gatishmëria, organizimi dhe kapacitetet për këto situata dramatike.
Ndërsa shton se ka ende vend për përmirësim.
Edi Rama: Faleminderit dhe respekt për mijëra forcat e angazhuara në zhbllokimin e rrugëve pas stuhive të jashtëzakonshme të borës, që provuan se gatishmëria, organizimi dhe kapacitetet për këto situata dramatike, janë rritur ndjeshëm, ndërkohë që padyshim beteja e ditëve të fundit na ka mësuar edhe se ku e si duhet të ndërhyjmë, për përmirësime të mëtejshme.