Nënkryetari i PD-së njëkohësisht drejtuesi politik i qarkut të Korçës ka reaguar pas gjobitjes me 5 mln lekë nga ana e policisë së Devollit.
Në një prononcim për mediat, Spaho e ka cilësuar një akt të paprecedent dhe një goditje politike me urdhër të Ministrit të Brendshëm Niko Peleshit. Ky i fundit është njëkohësisht drejtues politik i PS-së në qarkun e Korçës.
Spaho i bën thirrje Peleshit që të tërheqë gjobën pasi sipas tij nuk ka fakte dhe prova.
Ai thotë se asnjë manovër dhe makinacion nuk e frikëson as atë dhe as qytetarët dhe nuk e shpëton dot nga humbja në qarkun e Korçës.