Fushata e vaksinimit, mjeku Koni: 200 doza nuk kanë asnjëlloj peshe, shoh vetëm propagandë

Shqipëria

Fushata e vaksinimit, mjeku Koni: 200 doza nuk kanë asnjëlloj peshe, shoh vetëm propagandë

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 20:20
Artan Koni

Mjeku Artan Koni në një intervistë për Ora News ka komentuar menaxhimin e pandemisë në vendin tonë kohët e fundit, si dhe fushata e vaksinimit në Shqipëri.

Koni e ka cilësuar fushatën e vaksinimit si propagandë politike, ndërkohë që sipas tij dozat e marra nuk janë të mjaftueshme.

Koni: Nuk jemi në kohë të duhur. Nuk e shoh dhe nuk mund të quhet kjo si një fushatë vaksinimi, si ajo që u bë në Shkodër me 150 vaksina gjithsej për gjithë atë rajon të madh. Si kjo që po bëhet në Vlorë me 200 vaksina gjithsej, për një rajon që ka rreth 250 mijë qytetarë. 200 doza nuk janë asgjë. Kjo ka vlerë nga ana vizuale që vijnë kamerat dhe mediat, ti ke mundësi që ta shesësh dhe trumbetosh si një punë dhe sukses të madh. Ndërkohë që nga ana mjekësore nuk ka asnjëlloj peshe. Ka vetëm vlera propagandistike, kjo është ajo që shoh unë.

Kjo nevojë për ta kthyer në propagandë, lind nga mangësia. Mangësia lind nga fakti që nuk kemi arritur të marrin vaksina në doza të mjaftueshme. Na u tha në fillim të shkurtit që do të vijnë 10 mijë doza dhe erdhën vetëm 1500. Na u tha që në mes të shkurtit apo në fund të shkurtit që do të vijnë 40 mijë doza. Pas 25 prillit do të vijnë vaksinat, keni për ta parë. Ky spostim që bëhet nuk është faji jonë. Nuk është faji jonë që qeveria është lidhur vetëm me një kompani dhe që nuk duan që të flasin me kompani të tjera kineze apo ruse. Ndërkohë vendet e tjera të Evropës po i shohin dhe po bëjnë diskutime me Kinën apo Rusinë për të marrë vaksinën. Përveç lidhjeve tona ideologjike, se ku aderojmë ne apo jo, është edhe shëndeti i njerëzve. Edhe Turqia po i merr nga Kina, Gjermani po flet me kompanitë kineze për të marrë prapë vaksina, kurse ne jemi ata që duam të ruajmë unitetin e BE, kur s’e kemi këtë luks.

Mjeku Koni ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama për të kategorizuar të moshuarit që do të vaksinohen, duke shtuar se pensionistët presin nga shteti vetëm vaksinën. Sipas tij ky kategorizim po përdoret për fushatën politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat