Meta: Situata me covidin alarmante, buxheti 2021 shumë pak mbështetje për shëndetësinë

Shqipëria

Meta: Situata me covidin alarmante, buxheti 2021 shumë pak mbështetje për shëndetësinë

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 20:24
Ilir Meta

Në një intervistë presidenti i republikës, Ilir Meta tha se në buxhetin e vitit 2021 ka shumë pa mbështetje lidhur me shëndetësinë dhe ka dyfishim të pagesave për koncesionet.

Meta: Në dhjetor unë kam kthyer në Kuvend projektligjin  për buxhetin e këtij viti, sepse mbështet shumë pak sistemi shëndetësor për të përballuar këtë pandemi. Aty nuk parashikohej asgjë për të rritur kapacitetet spitalore për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Ne pamë më herët që qeveri ishte e pamundur që t’u vinte në ndihmë qytetarëve. Por në këtë vit është parashikuar dyfishimi i pagesave për koncesionet, por mbështetja për spitalet është e papërfillshme. Jemi në një gjendje kritike, ku edhe sipas të dhënave zyrtare, jemi në nivele alarmante.

Mjafton të krahasohemi me vendet fqinje dhe kjo kërkon një reflektim të thellë dhe një ndërhyrje të shpejtë. Jemi vendi me testimet më të pakta në rajon dhe kudo. Ka rëndësi gjurmimi dhe menaxhimi i situatës, çka nuk ekziston. Kjo kërkon një qasje profesionale jo politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat