Meta: Ndërsa vdekjet në intubim janë fatale, thuhet do të vijnë vaksina nga një vend mik pas disa muajsh

Shqipëria

Meta: Ndërsa vdekjet në intubim janë fatale, thuhet do të vijnë vaksina nga një vend mik pas disa muajsh

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 20:29
Ilir Meta

Në një intervistë për gazetaren Beti Njuma në RTV Ora, presidenti i republikës, Ilir Meta tha se ndërkohë që këtu përmbytet Shkodra, atë ditë promovohet një rezort i bukur që është bërë në Pukë, duke theksuar se ka një shmangie ndaj problematikave të qytetarëve nga qeveria.

Meta: Ndërkohë që këtu përmbytet Shkodra, atë ditë promovohet një rezort i bukur që është bërë në Pukë. Ka një shmangie ndaj problematikave të qytetarëve. Këtu ka njerëz që po vdesin në spitale se nuk ka edhe pajisje.

Këtu fataliteti është tek intubimet është fatal, por ne japim që do të vijnë vaksina nga një vend mik pas disa muajsh.

Programimi i vaksinimit është një gjë tjetër, dhe tjetër gjë është përballimi i situatës me njerëzit që janë duke humbur jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat