Politikani Paskal Milo në një intervistë për emisionin “PolitikOn” ka zgjedhur presidentin e Kosovës.
I pyetur për të zgjedhur mes Vjosa Osmanit dhe Ramush Haradinajt, Milo ka zgjedhur i prerë Osmanin.
“Do të preferoja Vjosa Osmanin, është çështje preference“, ka thënë Milo pa shtuar asnjë koment.
Ndërkohë që për Behgjet Pacollin, Milo ka thënë se nuk ka një mendim të përcaktuar, por sipas tij është më i suksesshëm në biznes se sa në politikë.