Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar se pse e kërkon mandatin e tretë qeverisës. Në bashkëbisedimin me qytetarët në Vlorë ai u shpreh se e kërkon mandatin e tretë për të përfunduara punët e papërfunduara.
“Është çështja e betejave që janë mesin e punës që është në mes.
Ky mandat që po mbyllet ka qenë atipike gjysmën e këtij mandati na erdhi tërmeti dhe na e spostoi një pjesë të madhe të energjive dhe financave, dhe plus flama tjetër dhe shumë punë u ngadalësuan”, deklaroi Rama.
Kjo është edhe një argumentet kryesore e kryesocialistit për mandatin e tretë dhe gjatë këtij bashkëbisedimi nuk i ka kursyer sulmet ndaj presidentit Meta dhe ndaj shefit politik të PD-së në qarkun e Vlorës, Bujar Leskajt.