Takimi me kryesinë e PR Tiranë, Mediu: Edi Rama nuk heq dorë nga manipulimi i zgjedhjeve

Shqipëria

Takimi me kryesinë e PR Tiranë, Mediu: Edi Rama nuk heq dorë nga manipulimi i zgjedhjeve

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 16:05
Foto nga takimi

Në takimin me kryesinë e Tiranës Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu theksoj se Situata me pandeminë është e rëndë ndërkohë që Rama bën teatër për interesa politike. Kjo qeveri jo vetëm nuk pyet për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, por dhe tallet me jetët e tyre duke bërë lojra dhe shoë politik.

Si asnjë qeveri tjetër asgjë nuk i është ofruar konkretisht qytetarëve shqiptarë.

të gjitha vendet e Bashkimit Europian apo dhe vendet e rajonit, për vaksinimin kanë planifikuar në mbështetje të qytetarëve të tyre në një kohë që në Shqipëri nuk ka as transparencë, nuk ka as projekt se si do të arrihet që të bëhet vaksinimi i shoqërisë dhe minimizimi i efekteve të pandemisë.

Duke analizuar situatën në vend dhe rendësine e zgjedhjeve të 25 prillit për tu  ndarë nga regjimi i korruptuar i Edi Ramës, kryetari i PR Mediu shtoj se-

“Në qoftë se ka një njeri që kriminelëve i dha statusin dhe kostumin e deputetit, i dha statusin legjitim për t`u lidhur me politikën dhe për të ndikuar dhe manipuluar zgjedhjet në dëm të interesave të Shqipërisë,është Edi Rama. Prandaj është imperative që në datën 25 prill, shqiptarët duhet të kuptojnë se ka ardhur koha për t`u shkëputur nga e keqja. “

Edi Rama nuk heq dorë nga manipulimi i zgjedhjeve.EdiRama ndryshoi Kushtetutën, ndryshoi Kodin, në mënyrë që të vjedhë zgjedhjet, po ashtu në lidhje me grupe kriminale korruptive, duke përdorur në mënyrë ekstreme nën presion administratën, po përpiqet që në cdo qendër votimi të krijojë një bilanc fiktiv, për të manipuluar procesin dhe për t`i vjedhur shqiptarëve edhe një herë tjetër lirinë e tyre dhe mundësinë për të qeverisur.

Ajo që po bën Edi Rama me vjedhjen e votës,është një nga krimet më të mëdhaja në historinë politike të vendit tonë, por unë dua të ndalem dhe në një moment tjetër, është krim për çdo qytetar, është krim karshi vetvetes, karshi familjes, karshi fëmijëve, karshi vendit, shitja e votës. Dhe ka ardhur koha që ne duhet patjetër që t`a rrisim këtë raport me qytetarët shqiptarë, për të kuptuar që zgjedhjet janë momenti i qytetarëve, dhe jo momenti i politikës.

Është momenti ku ata vendosin dhe nuk mundet që ata të shesin të ardhmen e fëmijëve të tyre, të vetes së tyre, të familjeve të tyre dhe të vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat