Mjekja Migena Qato ka folur për mediat lidhur me denoncimin e dy motrave Lalo që hodhën akuza në drejtim të bluzave të bardha dhe QSUT-së lidhur me vdekjen e babait të tyre Rifat Lalo.
Mjekja hodhi poshtë pretendimet se pacienti ka qëndruar jashtë derës në karrige, duke u shprehur se është zbatuar protokolli për Covidin. Ajo ka treguar se dy motrat kanë kërkuar që ta largonin babain e tyre nga spitali mirëpo më pas kanë hequr dorë nga kjo kërkesë.
“Kërkesa e tyre shumë e dyzuar për të marrë babain nga spitali. Në një moment kanë thënë që duan të marrin babain dhe më pas nuk e kanë marrë.Pastaj dhe konsultat që merrnin nga mjekët jashtë Shqipërisë.Gjithçka e kam paraqitur në dëshminë e dhënë.Pacienti ka shkelur në urgjencën e Infektivit në orën 16:30 dhe ka filluar menjëherë trajtimi.Absolutisht jo. Nuk dua të përkufizoj fjalë si të gënjeshtërta. Është mendimi i tyre.Pacienti është menaxhuar siç e do protokolli Covid, jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë.Me zonjat në fjalë, për më pak se tepër se 40 minuta kam qenë në komunikim intensiv më tepër se 5 herë. Aty nuk është një vend që mund të rrish t’i përgjigjesh telefonit, por është një vend që duhet të vraposh për të shpëtuar jetë.Nëse do të shikoni kartelën çdo gjë është bërë sipas protokollit.Kartelën nuk e kam unë, e disponon shërbimi, nuk i është mohuar e drejta askujt për të marrë kartelën.Me aq sa patëm mundësi neve, pacienti erdhi në gjendje të rëndë dhe si i tillë pati një fatalitet të shpejtë.Doja të bëjë një apel që nëse mundemi që ta ndalojmë këtë virus është parandalimi. Për ta bërë këtë është paraqitja sa më parë pranë spitaleve”,– tha mjekja.
Kujtojmë se Rifat Lalo, vëllai i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Vili Minarolli ndërroi jetë për shkak të komplikacioneve me COVID19 në spitalin infektiv në Tiranë. Dy vajzat e tij kanë denoncuar se janë penduar që e sollën të atin e tyre në spital, pasi e kishin lënë në të ftohtë ulur në një karrige. Vajzat thanë se i ati para se të vdiste iu ka thënë se nuk i ishte bërë as skaneri dhe thirrja e tyre ndaj qytetarëve ishte që të mos i sillnin të afërmit e tyre në spitalin Infektiv. Ndërkohë dy motrat janë proceduar nga policia e Tiranës për përhapje të informacionit të rremë.