Një tjetër mjek humb jetën si pasojë e Covid-19.
Mjeku i Spitalit të Gramshit, Nazmi Xhaferi ka ndërruar jetë ditën e sotme pas një betejë me Covid-19 që fatkeqësisht nuk ia ka dalë ta fitojë.
Kolegët nëpërmjet një reagimi kanë shprehur ngushëllimet, duke mos lënë pa përmendur sakrificat dhe kontributet e dhëna në çdo situatë të vështirë.
Reagimi i plotë:
Te nderuar qytetar!
Me hidherim te thelle njoftojme humbjen e jetes se nje prej punonjesve shembullor te Spitalit Gramsh, Z. Nazmi Xhaferri, si pasoje e infektimit me virusin COVID-19 ne krye te detyres.
I ndjeri u be heroi i pare ( me shpresen edhe i fundit) i personelit te Spitalit Gramsh, te cilet me vetmohim kane qe nga fillimi i kesaj lufte qe jane gadishmeri çdo dite perballe kesaj pandemie.