Detaje të reja janë zbardhur dhe publikuar, sot, në lidhje me vrasjen e çiftit Pasho, në Itali.
Mediet fqinje shkruajnë se disa gjurmë gjenetike, që mund të çojnë tek autorët e vrasjes së Teuta dhe Shpëtim Pasho, u gjetën në tubin e kullimit të lavamanit të kuzhinës në një apartament në Firence, ku jetonte asokohe me qira, e fejuara e djalit të tyre.
Referuar këtyre gjurmëve që janë gjetur nga autoritetet dhe që kanë të bëjnë me larjen e duarve, larjen e thikës ose sharrës, që është përdorur nga autori për të copëtuar trupat e viktimave, do të ndihmojnë në zbërthimin e hetimit, që zëvendësprokurori Ornella Galeotti ka planifikuar.
Seanca që është rezervuar të hënën për të tre të dyshuarit kryesor ( Elona Kalesha, në kohën e zhdukjes së çiftit Pasho, ka qenë e fejuara e djalit të tyre, Taulantit, vëllai i saj, Denis aktualisht në burg por për një tjetër histori ) është shtyrë.
Sipas hetuesve me 2 nëntor të vitit 2015 e cila mendohet të jetë edhe dita e vrasjes së çiftit Pasho, Elona Kaleshi priti prindërit e të dashurit të saj që kishin ardhur nga Shqipëria për të takuar djalin e tyre i cili do të lirohej pas 4 vitesh nga burgu pas dënimit për trafik droge.
Por ndërsa prisnin të takoheshin me djalin e tyre në datën 2 nëntor, ata në mënyrë të beftë humbin gjurmët.