Pas takimit me Lulzim Bashën, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, deklaroi për mediat se votat e Partisë Republikane janë shumë të rëndësishme. Ende nuk ka një pakt mes tyre, por Mediu deklaroi se programi i PD-së duhet që të përfshijë idetë e Partisë Republikane.
“Unë besoj se koalicioni do të funksionojë jo vetëm për liderët e partive. janë të rëndësishme votat e PR dhe të partive të tjera, ka rëndësi edhe vota.
Mund të bëni vetë kalkulimet sa i takojnë PR-së, PD-së etj. PR do jetë kontributore për të marrë vota edhe në Kukës, në Dibër, ku ka pretendime që të kontribuojë për koalicionin.
Programi i PD si program i opozitës ëhstë i plotë, duhet të jetë i të gjitha forcave politike, por ka specifika çdo parti. PD të reflektojë për pronarët e ligjshëm. Ne do i shërbejmë përherë interesit kombëtar”, u shpreh Mediu.