Presidenti Ilir Meta ka reaguar me një video të shkurtër nga konferenca e djeshme për mediat, pas ironisë së kryeministrit Rama nga Fieri.
Sipas Metës, qeveria është e shqetësuar nga mesazhet e presidentit dhe duhet të tmerrohen të gjithë ata të cilët mendojnë se do bëjnë “tërmet” në zgjedhje.
"Janë të shqetësuar nga mesazhet e Presidentit?! Le TË SHQETËSOHEN dhe le TË TMERROHEN të gjithë ata, të cilët mendojnë se do bëjnë “tërmet” në zgjedhje, si në Dibër, apo si në Shijak, qofshin këta qeveritarë, punonjës policie; qofshin banditë, gjithçka qofshin.", shkruan Presidenti Ilir Meta.
Më herët, nga Fieri, kryeministri iu përgjigj Metës lidhur me "shqetësimin për ndarjen klasore" në vaksinimin e personaliteteve të moshuara.
"Një filozof që shfaqet shpesh me qëndrime të hatashme thoshte genocid, presidenti thoshte ndarje klasore, diktaturë, Ilir Meta që të sqarohemi.Domethënë është ndarje klasore që një mbi 80 vjeç si Tinka Kurti të vaksinohet", tha Rama.
Prej disa ditësh, tonet mes kryeministrit dhe presidentit janë ngritur.