Koronavirusi ka regjistruar një tjetër humbje të madhe në radhët e bluzave të bardha.
Mjeku i njohur Petro Shamo nuk e ka fituar dot betejën me COVID dhe është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare.
Mësohet se mjeku ishte prej 5 ditësh i shtruar në spitalin Infektiv dhe ndërroi jetë sot.
Shamo ka mbajtur më parë postin e shefit të Infektivit.