Kryedemokrati, Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me Komisioneren për Punët e Brendshme të BE Ylva Johansson, të cilën thotë se e ka njohur me planin e tij kundër krimit dhe korrupsionit.
Kreu i PD theksoi se Shqipëria ka mbetur në vendnumëro prej 8 vitesh, por qeveria e re që sipas tij do të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, do ta integrojë vendin në BE.
Pjesë nga fjala e Bashës për mediat:
E njoha atë me planin tonë për luftën krimit të organizuar dhe korrupsionin. Këto janë arsyet pse Shqipëria ka mbetur në vendnumëro.
Me komisionerin, kam bashkëpunuar ngushtësisht kur hoqëm viztat për shqiptarët, dhe kujtuam sesi bashkëpunimi i atëhershëm dhe kushtet që çuan te reformat dhe të mirat që kanë sot shqiptarët.
Shqiptarët lëvizin pa viza në BE. Tani është detyra e qeverisë që do dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit për të përmbushur kushtet që Shqipëria dhe shqiptarët të përfitojnë të tjera të mira që do vijnë nga procesi i integrimit europian të vendit.
Kjo do të sjellë përmirësim real të kushteve për shqiptarët, do pëfitojnë financime rinia shqiptare.
Në 25 prill do jetë dita kur shqiptarë do kenë një vullnet të ri politik, jo atë që i ka lënë 8 vite në vendnumëro. Po vullnetin tim dhe të PD, që para 10 vitesh bëmë të mundur heqjen e vizave, futjen e vendit në NATO dhe do bëjmë të mundur anëtarësimin në BE.