Rama paralajmëron qytetarët: Kujdes mos iu dal në frigorifer

Shqipëria

Rama paralajmëron qytetarët: Kujdes mos iu dal në frigorifer

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 14:03
Edi Rama

Siç duket i vetëdijshëm për daljet me orë të gjatë live në TV, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të bëjë batuta me këtë 'fenonomen' që ka infektuar politikanët.

Nga Fieri ku pati një takim me disa qytetare, pas rreth 2 orë e 30 minutash bisedë, kreu i qeverisë u shpreh se qeveria ka vullnetin njësoj si ditën e parë për të çuar në fund projektet e nisura.

Rama e mbylli takimin me një paralajmërim:  “Kujdes kur hapni frigoriferin mos iu dal në frigorifer”.

“Mirë unë iu falenderoj shumë dhe do kemi mundësi prapë. Shpresoj që për ju nuk ishte e mërzitshme megjithëse mua nuk më shikoni për herë të parë, ndërkohë që jeni këtu më keni në televizor në shtëpi. Kujdes kur hapni frigoriferin mos iu dal në frigorifer, kjo është pjesë e kësaj pune. Më vjen shumë mirë që të paktën në një masë të madhe Fieri, flas qyteti, flet vetë çfarë është bërë, por pa diskutim që do të bëjmë akoma më shumë nga se është bërë. Vullneti është njësoj si ditën e parë dhe dëshira është çdo ditë e më e madhe se koha vrapon”, tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat