Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Skrapar, ku raportohet se ka patur një përleshje me thika mes të rinjve.
Sipas informacioneve të para, sherri ka ndodhur në pedonalen e qytetit, ky dy shokë rreth 23 vjeç, pas një konflikti me një person tjetër, janë plagosur me thikë nga ky i fundit.
Dy të rinjtë kanë marre plagë në trup dhe janë dërguar drejt spitalit të qytetit. Por gjendja e njërit është e rëndë dhe pritet të dërgohet me helikopter drejt Tiranës.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.