Zbulohen detaje të reja nga sherri me thika në Skrapar, ku mbeten të plagosur dy persona.
Policia e Beratit deklaron se ka qenë një 33-vjeçar ka goditur me thikë dy të rinj 22 dhe 20 vjeç.
Ndërkohë që raportohet se të rinjtë janë konfliktuar rreth orës 12:00 në pazarin e qytetit, fillimisht me fjalë ofenduese dhe më pas me grushta e thika.
Pas mjekimit në spitalin e qytetit, dy të rinjtë janë nisur me helikoper drejt Tiranës, pasi gjendja e tyre shëndetësore është kritike.
“Më datë 20.02.2021, rreth orës 12:20, shtetasi Xh.M, 33 vjeç, pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasit E.M, 22 vjeç dhe shtetasin A.Ç, 20 vjeç.
Shtetasit e dëmtuar janë nisur me ambulancë në drejtim të spitalit Tiranë për mjekim me të specializuar. Grupi hetimor po kryen veprimet, dhe po punohet për kapjen e autorit të ngjarjes”, njofton policia.