Lukova mes varfërisë, aty ku banorët marrin ushqime me listë dhe jetojnë me borxhe

Shqipëria

Lukova mes varfërisë, aty ku banorët marrin ushqime me listë dhe jetojnë me borxhe

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 16:09
Lukova

Edhe pse është një nga fshatrat më piktoresk të Jugut, banorët e fshatit Lukovë në Himarë jetojnë mes bukurisë dhe varfërisë.

Sezoni i verës është i shkurtër, ndaj edhe pse ka të ardhrua nuk u siguron atyre shpenzimet e të gjith vitit.

Në kafenetë e fshatit, rrinë të moshuarit ndërsa të rinjtë kanë zgjedhur të ikin.

Banorët, blejnë ushqime në dyqane me listë, me shpresën se paratë do i kthejnë gjatë verës.

“Presim që të shesën lule dhe të vijnë të paguajnë borxhin, ose të vijë vera të mbjellë diçka në baçe dhe ta shesë”– thotë shitësja e dyqanit ushqimor.
Në këtë kohë thonë se nuk ka punë.

“Do të mbjellim pesë kokrra domate dhe speca për vete. Nuk ka punë dimrit nuk ke ku të punosh” – thotë njëri nga banorët.

Me pandeminë e koronavirusit të cilës nuk i dihet fundi, banorët shpresojnë se sezoni turistik 2021 do të jetë më i mirë për ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat