Pandemia dhe shëndeti mendor, Rreli: Është rritur intensiteti i situatave stresante

Shqipëria

Pandemia dhe shëndeti mendor, Rreli: Është rritur intensiteti i situatave stresante

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 16:55
Arjana Rreli

Mjekja psikiatre Arjana Rreli në një intervistë për Ora News ka komentuar ndikimin e pandemisë në personat me probleme mendore.

Rreli tha se situata stresante është rritur ndjeshëm edhe në intensitet, ndërkohë që për këtë ka ndikuar edhe fakti që virusi ka pësuar mutacione.

Rreli: Gjithçka është jo vetëm stresore, por është rritur edhe në intensitet, sepse pandemia ka ndërruar formën, virusi ka pësuar mutacionet duke rritur për secilin nga ne kërcënimin e shëndetit tonë fizik që është i lidhur edhe me shëndetin mendor. Nga ana tjetër ne kemi lidhje shumë të ngushta me familjarët tanë dhe në traditën e shqiptarit është që ne ndodhemi në të njëjtën vuajtje dhe ndjejmë kaq afër rrezikun, saqë kur dëgjojmë për të afërm që nuk i kemi me shëndet mirë, intensiteti stresor rritet ndjeshëm.

Ne po përballemi edhe me rrezikun që kanë moshat më të vogla, ku të qenurit prind të bën patjetër më të ndjeshëm dhe të rrit më fort stresin për t’u treguar më shumë i kujdesshëm edhe minimizimit të mundësisë së infektimit të fëmijëve apo edhe në shenjat minimale që mund të shfaqin. Të gjitha këto bëjnë që ne të mos e shmangim dot stresin dhe me sa duket gjendet rëndomë dhe është bërë pjesë e ditëve tona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat