Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ka analizuar nëpërmjet një raporti studimor, gjendjen e punës së gjykatave Shqiptare, gjatë periudhës kur në fuqi, ka hyrë sistemi i Vettingut, i cili ka përjashtuar nga sistemi një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh.
Raporti del në konkluzionin se gjykatat janë të mbi ngarkuara me çështje penale dhe civile, për shkak të fluksit të madh të dosjeve që kanë mbetur pezull pa gjykuar ose janë lënë përgjysmë, për shkak të largimit të gjyqtarëve nga Vettingu. Studimi i ngarkesës së punës është shtrirë në 10 gjykata të vendit, duke filluar nga Gjykata e Lartë dhe deri tek Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Durrës.
Drejtësia Shqiptare, po kalon një situatë të pazakontë dhe rrezikon që sistemi të hyjë në një situatë kolapsi total,ku çështje penale dhe civile, nuk mund të zgjidhen brenda afatit të parashikuar nga ligji. Pa dyshim që Gjykata e Lartë, e cila përbëhet me vetëm 3 gjyqtarë, shënon dhe numrin më të lartë të çështjeve të mbetura stok për gjykim, pasi në regjistrat e sekretarisë janë regjistruar plot 39 mijë e 54 çështje.
Ndërkohë e përkthyer me volum pune për çdo 1 gjyqtar, i bie që ngarkesa për një gjyqtar të vetëm të jetë 13 mijë e 18 çështje. Një shifër kjo astronomike kur e mendon që një gjyqtar i vetëm duhet të analizojë dhe të nxjerrë vendime gjyqësore për çdo çështje. Mandej është Gjykata e Apelit në Durrës, që momentalisht ka 6 gjyqtarë dhe përbëhet nga dy trupa gjykuese.
Ndërsa numri në total i çështjeve në pritje për gjykim shkon në 3287, ku ndarja e punës për çdo gjyqtar është në 547 çështje. Mjaft e ngarkuar është dhe Gjykata e Apelit në Tiranë, në të cilën janë regjistruar plot 10 mijë e 639 çështje, ku ndarja për çdo 13 gjyqtarë që ka kjo gjykatë, shkon në 818 çështje secili.
Akoma dhe më e ngarkuar është Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë, e cila përbëhet nga vetëm 9 gjyqtarë me 13 mijë e 737 çështje të regjistruara dhe një ndarje prej 1526 dosje gjyqësore për çdo gjyqtar. Shifrat janë tejet të larta për një sistem gjyqësor që synon të jetë më produktiv dhe efikas në dhënies e drejtësisë brenda një kohe të shkurtër.
Në këtë rast postulati i famshëm “Drejtësia e vonuar, është drejtësi e mohuar…” nuk vlen asgjë, për shkak të mungesës së theksuar të gjyqtarëve në sistem, për të gjykuar numrin e madh të këtyre dosjeve penale dhe civile.
10 gjykatat me ngarkesën më të lartë në
Republikën e Shqipërisë deri në Dhjetor 2020
Gjykata e Lartë
Nr. i gjyqtarëve 3
Çështje për gjykim 39054
Ngarkesa/gjyqtar 13018.0
Gjykata e Apelit Durrës
Nr. i gjyqtarëve 6
Çështje për gjykim 3287
Ngarkesa gjyqtar 547.8
Gjykata e Apelit Shkodër
Nr. i gjyqtarëve 4
Çështje për gjykim 1854
Ngarkesa gjyqtar 463.5
Gjykata e Apelit Tiranë
Nr. i gjyqtarëve 13
Çështje për gjykim 10639
Ngarkesa/gjyqtar 818.4
Gjykata e Apelit Vlorë
Nr. i gjyqtarëve 8
Çështje për gjykim 4937
Ngarkesat gjyqtar 617.1
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës
Nr. i gjyqtarëve 12
Çështje për gjykim 4360
Ngarkesal gjyqtar 363.3
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan
Nr. i gjyqtarëve 10
çështje për gjykim 3796
Ngarkesa/ gjyqtar 379.6
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Nr. i gjyqtarëve 59
Çështje për giykim 19095
Ngarkesa/ gjyqtar 323.6
Gjykata Adm. e Apelit Tiranë
Nr. i gjyqtarëve 9
Çështje për gjykim 13737
Ngarkesa/ gjyqtar 1526.3
Gjykata Adm. Shkallë e Parë Durrës
Nr. i gjyqtarëve 2
Çështje për gjykim 2610
Ngarkesa/ gjyqtar 1305.0