Komisionerja e KE-së, Johansson nga Kakavija: Progres në luftën kundër trafikut të drogës e njerëzve

Shqipëria

Komisionerja e KE-së, Johansson nga Kakavija: Progres në luftën kundër trafikut të drogës e njerëzve

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 17:57
Foto gjatë takimit

Komisionerja për Punët e Brendshme e KE-së, Ylva Johansson dhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi kanë  përshëndetur trupat e përbashkëta të FRONTEX dhe Policisë Kufitare që operojnë në Kakavijë.

Gjatë fjalës së saj, komisionerja ka shprehur mirënjohje për progresin e arritur në vend në luftën kundër trafikimit të njerëzve armëve apo drogës. Ajo tha se vendi ynë i ka plotësuar kushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

“Doja të falënderoja Shqipërinë për arritjet që ka bërë dhe ka plotësuar kushtet për të nisur konferencën e parë ndërqeveritare në BE. Jam e kënaqur që jam në kufi. Shqipëria është vendi i parë që ka nisur marrëdhënien e FRONTEX, ky është një hap i rëndësishëm. Dëgjova se si ata jo vetëm që punojnë së bashku por edhe kanë bashkëpunuar për të menaxhuar migracionin dhe përpjekjen për të ndaluar trafikimet jo vetëm njerëz por edhe armë e drogë se siç e dimë  lufta kundër krimit është fenomen ndërkombëtar e duhet të punojmë së bashku. Është bërë progres në këtë drejtim”, tha Johansson.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat