Presidenti i Republikës Ilir Meta këtë fundjavë ka zgjedhur ta kalojë në qytetin e Beratit.
Kreu i Shtetit ka publikuar një foto me një djalë, i cili sipas Presidentit është i angazhuar në sektorin e hotelerisë dhe turizmit.
Teksa e merr si një shembull për një të ardhme më të sigurt, Presidenti Ilir Meta në Facebook shkruan:
“Me të rinj profesionistë, si Miltiadhi në fushën e hotelerisë dhe turizmit, Berati ka një të ardhme më të sigurt”.