Një tjetër mjek humb jetën nga COVID-19 në Shqipëri

Shqipëria

Një tjetër mjek humb jetën nga COVID-19 në Shqipëri

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Është ndarë nga jeta këtë të shtunë mjeku i njohur nga Kukësi, Bajram Cena.

Mjeku ORL nuk ka arritur të mposhte Covid-19. Cena është ndarë nga jeta në moshën 79 vjeçare.

COVID-19 ka shkaktuar shumë viktima ditët e fundit.

Shifrat ditore e të prekurve nga ky virus vazhdojnë të mbeten të larta me mbi 1000 raste, ndërsa numri i vdekjeve i kalon 15 çdo ditë.

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 17 viktima dhe  1153 raste të reja.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 99,062 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 1 653 qytetarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat