Rama e akuzoi Metën se del natën, Kryemadhi: Unë jam gruaja dhe nuk shqetësohem!

Shqipëria

Rama e akuzoi Metën se del natën, Kryemadhi: Unë jam gruaja dhe nuk shqetësohem!

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 20:30
Monika Kryemadhi

"Nuk shqetësohem unë që jam bashkëshortja e Ilir Metës që nuk tregon se ku po ikën dhe shqetësohet kaq shumë Edi Rama..."

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar duke i dalë në mbrojtje Presidentit Ilir Meta, pas akuzave të bëra nga kryeministri Rama se del natën pa protokoll për të bërë fushatë.

"Unë nuk shikoj ndonjë qamet të madh. Shikoj një shterim të mendimit politik të kryeministrit në ikje.

Përveç kësaj shikoj një mungesë qartësie të mendimit dhe llogjikës politike të një kryeministri apo kryetar i partie i cili është në një periudhë fushate.

Nuk mendoj se aty ka krijimin e hapësirave të reja pune për shqiptarët apo sistem arsimor. Apo të fliste për pandeminë.

Nuk mendoj që sot shqiptarët po vdesin për shkak të mungesës së shërbimit shëndetësor, se pse presidenti nuk njofton Edi Ramën se ku do të ikë për të kaluar një fundjavë.

Nuk shqetësohem unë që jam bashkëshortja e Ilir Metës që nuk tregon se ku po ikën dhe shqetësohet kaq shumë Edi Rama.

Nga ana tjetër mendoj që nuk shikoj një llogjikë dhe mendim politik të një kryeministri apo kryetari partie që pretendojmë që është parti e majtë që të shqetësohet për çështjet e arsimit të të rinjve dhe të rejave, çështjen e shpopullimit të Shqipërisë, se sa të shqetësohet përsa i përket se si presidenti lëvizka natën apo ditën.

Unë nuk mendoj se presidenti ka braktisur institucionin e presidencës’, tha Kryemadhi për News 24.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat