“E kam komshi Tinka Kurtin…”, veterani i luftës kërkon të bëjë vaksinën anti-Covid

Shqipëria

“E kam komshi Tinka Kurtin…”, veterani i luftës kërkon të bëjë vaksinën anti-Covid

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 09:04
I moshuari

Të moshuarit po e kërkojnë me insistim vaksinën anti-Covid, si grupmosha më e rrezikuar ndaj virusit.

I tillë ishte dhe ky zotëri që u paraqit herët sot në mëngjes pranë stadiumit “Air Albania”.

I moshuari, i cili mban edhe librezën e veteranit të luftës, thotë se nuk është thirrur nga autoritetet shëndetësore për vaksinimin por duhet ta bëjë sepse është në moshë madhore.

E ndërsa kryeministri Rama thotë se vaksina do të nisë me personalitetet, i moshuari shprehet për gazetarët: ” E kam komshi Tinka Kurtin.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat