Një operacion i rrallë në zemër është kryer me sukses në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.
Ndërhyrja sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është kryer tek një fëmijë vetëm 7 ditësh. Operacioni në zemër ka zgjatur 5 orë.
Postimi i ministres Manastirliu:
Një ndërhyrje e rrallë në zemër është kryer me sukses nga ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT, tek një fëmijë vetëm 7 ditësh?
Ndërhyrja e kompleksitetit të lartë, e këmbimit të arterieve të mëdha të zemrës, e cila zgjati 5 orë, e realizuar prof. Arben Baboçi, prof. Altin Veshti, dr. Saimir Kuçi, dr. Alfred Ibrahimi, i ka shpëtuar jetën Ezlionit të vogël?
Pas 20 ditësh në terapi intensive, me kujdesin e veçantë të stafit mjekësor të reanimacionit të Pediatrisë, Ezlioni është drejt shërimit të plotë.