Një i moshuar, 91 vjeç, është drejtuar sot për te stadiumi “Air Albania” për të marrë vaksinën kundër koronavirusit, ndonëse nuk ishte njoftuar se sot ishte radha e tij për t’u vaksinuar.
Në “Air Albania” po vaksinohen sot personalitetet e moshuar, ndërsa para gazetarëve, 91-vjeçari tha se edhe ai është personalitet sepse është veteran lufte.
Pavarësisht se gazetarët i thonë se a nuk mund të vaksinohet, nëse nuk është lajmëruar, i moshuari drejtohet drejt qendrës së vaksinimit, me bindjen se i takon të marrë dozën e vaksinës.
“Unë jam 91 vjeç, kam ardhur për të bërë vaksinën , nuk më lajmëroi njeri, por edhe unë personalitet jam, në luftë kam qenë, jam veteran. Lëri personalitetet, a këtu bëhet apo jo? Tinkën e kam komshije unë”, tha ai.