Aurela Basha, bashkëshortja e kryetarit të PD, Lulzim Basha, vijon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale.
Së fundmi, zonja Basha ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto ku shfaqet duke blerë libra me vajzën e madhe, Dafina.
“Me Dafinën pazaret janë vetëm libra— në fakt njërin e ka dhuratë për babin“, shkruan Aurela Basha.
Ajo ka etiketuar kreun e opozitës Lulzim Basha.
