Mjeku i njohur Erion Dasho ka reaguar në lidhje me deklaratën më të fundit të kryeministrit Edi Rama, se përveç të moshuarve personalitete do të vaksinohen edhe “njerëzit e zakonshëm”.
Në një postim në “Facebook”, Dasho shkruan se dikush duhet t’i kujtojë “personazhit grotesk” – të cilit gjithashtu i drejtohet si Borati – se jetojmë në një shoqëri të barabartë, ku njerëzit nuk ndahen në të zakonshëm dhe të jashtëzakonshëm.
Risjellim në vëmendje se të parët të moshuar që u vaksinuan në Tiranë, në qendrën e vaksinimit “Air Albania”, janë figura të njohura, si ish-presidenti Alfred Mojsiu, aktorja e mirënjohur Margarita Xhepa apo Tinka Kurti, etj.
Postimi i Erion Dashos
Borati kalon çdo kufi!
Borati sot deklaroi se përveç personaliteteve do të vaksinohen edhe "njerëzit e zakonshëm". Dikush duhet t'i kujtojë këtij personazhi grotesk se jetojmë në një shoqëri të barabartë ku njerëzit nuk ndahen në të zakonshëm dhe të jashtëzakonshëm.
A e ka lexuar ndonjëherë Kushtetutën ky njeri??!!