Vaksinohen personalitetet/ Dozën e parë të vaksinës e morën edhe të moshuar mbi 80 vjeç

Shqipëria

Vaksinohen personalitetet/ Dozën e parë të vaksinës e morën edhe të moshuar mbi 80 vjeç

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 20:03
Edi Rama

Këtë të diele në Tiranë, rreth orës 9:30 në stadiumin Air Albania, nisi procesi i vaksinimit për personalitetet mbi 80 vjeç.

Në këtë fushatë u përfshinë emra të njohur nga bota e artit, kulturës dhe politikës. Por qendra shëndetësore, kishin përgatitur edhe një listë prioritare për të moshuarit mbi 80 vjeç, për të marrë dozën e parë të vaksinës anti covid.

Ndër personalitetet që morën dozën e parë vaksinës ishin Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Aleksandër Meksi, Alfred Moisiu, Dhimitër dhe Roza Anagnosti, Fedhon Meksi, Besim Elezi, Piro Milkani, etj. Regjisori Milkani ishte i vetmi që bëri një deklarate për mediat

Procesin e vaksinimit e ndoqi nga afër edhe kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ndërkaq të moshuarit që morën dozën e parë të vaksinës, shprehen se ndihen më të sigurt, pas marrjes së saj. Paralelisht me vaksinimin e të moshuarve, vijon procesi i vaksinimit për bluzat e bardha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat