Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama pritet që të zhvillojë një vizitë zyrtare në Itali, në fillim të muajit mars. Disa prej ndjekësve të tij në rrjetet sociale, i kanë kërkuar kryeministrit që gjatë vizitës në Romë të ngrejë çështjen e njohjes së pensioneve të shqiptarëve.
“I nderuar zoti Kryeminster! Ne takimin e 5 Marsit ne Itali, a do ta ngrini ju vete çeshtjen e pensioneve?
Jane mijera shqiptare qe mbajne shpresat vetem tek ju, prandaj te lutem shume mos i zhgenjeni dhe mos nxirrni si justifikim palen Italiane” e pyet një qytetar.
Kryeministri i përgjigjet duke i thënë se nuk e ka Shqipëria në dorë. “Ç’dmth justifikim palen italiane?! Po pse kush e ka ne dore kete qeveria shqiptare?! Eh c’muhabet!”.
Një shqiptar nga Kosova i kujton se me buxhetin që ka Shqipëria duhet të ishte bërë më shumë, por Rama i kujton 23 buxhetet që kaluan para se të vinte ai në pushtet në 2013.