Që prej ditës së djeshme, banorët e moshuar në bashkinë e Finiqit mund të testohen falas për COVID-19.
Ambasada greke në Tiranë ka dhuruar teste falas për bashkinë minoritare, për të parandaluar përhapjen e virusit.
Procesi i testimit do të kryhet në qendër të fshatrave, ku janë vendosur dhe autoambulancat.
Korrespondenti i Euronews Albania, Viktor Avdiaj raportoi se banorët para testimit nuk duhet të paraqesin një dokument identifikimi.
Sipas tij ata afrohen pranë ambulancave dhe bëjnë testin dhe më pas banorët që dalin pozitivë iu kërkohet një dokument identifikimi për të ndjekur rastin.
Anëtarët e minoriteteve në Shqipëri janë gjithashtu dhe në listat e vaksinimit kundër COVID në Greqi, por u duhet të paraqiten në qendrat e vaksinimit në shtetin fqinj për të marrë dozën.