Përveç personaliteteve/ 82 mijë të moshuar mbi 80 vjeç në Shqipëri, sa po vaksinohen?

Shqipëria

Përveç personaliteteve/ 82 mijë të moshuar mbi 80 vjeç në Shqipëri, sa po vaksinohen?

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 08:52
Edi Rama

INSTAT, në të dhënat më të fundit të publikuara ditën e premte, bënte me dije se gjatë pandemisë Covid-19 ka një rritje të ndjeshme të vdekshmërisë në vend.

Sipas raportit në vitin 2020 janë shënuar gjithsej 27,605 humbje jete, me një rritje të ndjeshme prej 25.8%. Në total, 5,668 persona më shumë ndërruan jetë në 2020-n, në krahasim me vitin e mëparshëm.

Ky është niveli rekord i jetëve të humbura në vend që prej vitit 1990.

Por teksa vijon procesi i vaksinimit, vëmendja është te grupmosha mbi 80 vjeç, sipas kryeministrit Edi Rama prioritet së bashku me bluzat e bardha.

Por deri tani procesi ka nisur vetëm me ata që kryeministri Rama i ka quajtur personalitete dhe që numërohen me gishtat e dorës.

Por, a e dini se është numri i personave mbi 80 vjeç në Shqipëri?

Sipas INSTAT, në vitin 2020 numri i tyre ishte rreth 82 mijë. Rreth 53% e tyre janë femra, për arsyen se gratë jetojnë mesatarisht 3-4 vjet më shumë sesa burrat.

Për shkak të plakjes së popullsisë, por edhe të rritjes së jetëgjatësisë, numri i tyre mëse është dyfishuar në raport me 2011 (në atë vit numëroheshin rreth 38 mijë persona të moshës mbi 80 vjeç në vend).

Të moshuarit mbi 80 vjeç përbënin 2.9% të totalit të popullsisë në 2020ë-n, nga 1.3% në vitin 2011.

Grupmosha nga 0-44 vjeç ka rënë me 27%, ndërsa ajo mbi 45 vjeç është rritur me 52%, në raport me vitin 2001.

Grupmosha mbi 60 vjeç përbën rreth 21.3% të popullsisë në Shqipëri ose e thënë në shifra, 605 mijë persona.

Kjo do të thotë se 500 mijë dozat e siguruara nga qeveria deri tani (nga marrëveshja me Pfizer) do të arrinin të mbulonin vetëm 41% të kësaj kategorie në risk (një vaksinim i plotë kërkon dy doza) dhe linin në dorë të imunitetit të tufës pjesën tjetër të popullsisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat