Mirupafshim dimër, pranvera po na troket! Ja si do të jetë moti në ditët në vijim

Shqipëria

Mirupafshim dimër, pranvera po na troket! Ja si do të jetë moti në ditët në vijim

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Si çdo të hënë meteorologu Hakil Osmani, në emisionin “Ditë e Re” ka sjellë parashikimin e motit për ditën në vijim.

Ai theksoi se duke filluar nga dita e sotme do të kemi një rritje të temperaturave të cilat deri ditën e premte do të arrijnë në 20 gradë celsius.

Ndërsa, në fundjavë sipas Osmanit do të kemi një rënie të lehtë të vlerave por  në krahasim me temperaturat tipike të muajit shkurt ato do të jenë të larta.

“Kjo javë që vjen do të sjellë temperatura të larta. Dita e sotme në vlerat minimale ka shënuar-3,-4 gradë celsius në zonat verilindore të teritorit shqiptar.  Në ditët në vijim do të kemi një rritje graduale të temperatuave me 1 gradë celsius të vlerave termike duke bërë që deri të premte maksimumet të shkojnë 20 gradë. Gjatë fundjavës do të kemi një rënië të lehtë të vlerave, por sërisht mbeten të larta 18-19 gradë celsius në ultësirën perëndimore”– thotë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat