Zbardhet konflikti në Fushë Krujë, arrestohet njëri prej autorëve

Shqipëria

Zbardhet konflikti në Fushë Krujë, arrestohet njëri prej autorëve

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 08:56
Fushë Krujë

Një konflikt i cili u mbyll me dhunimin brutal të një 30 vjeçari në një lokal, tronditi Fushë Krujën pak ditë më parë.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorëve, duke shpallur në kërkim një 34 vjeçar me iniciale G.K., banues në Budull të Krujës, i dënuar më parë jashtë vendit, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Më 17 shkurt, në bashkëpunim me disa persona të tjerë, të maskuar dhe të armatosur kanë dhunuar E.E., 30 vjeç, duke i shkaktuar lëndime në kokë.

Gjitashtu është vënë në pranga G.B., 31 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, teksa në banesën e tij u gjetën disa veshje të përdorura nga autorët.

 “Në vijim të hetimeve është bërë ndalimi i shtetasit G. B., 31 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa veshje të përdorura nga autorët dhe 1 mjet tip “Audi”, të cilin dyshohet se autorët e kanë përdor për t’u larguar“, njofton policia.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat