Kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat nga selia e PS pas takimit me shtabin e mazhorancës, ka sqaruar të gjitha diskutimet për kartat e identitetit.
Rama ka thënë se nuk ka marrë një propozim për shtyrjen e afateve të rinovimit të kartave të skaduara, teksa shton se një tematikë e tillë do të trajtohet me seriozitet.
“Nuk e kam dëgjuar këtë si propozim, por kur bëhet fjalë për zgjedhjet ato janë të përbashkëta, rregullat e lojës janë të prodhuara bashkërisht dhe çdo propozim i arsyeshëm që bën secila palë në këtë proces zgjedhor, është i mirëseardhur.
Bën sens dhe sigurisht që do të trajtohet me të gjithë seriozitetin e duhur që të gjitha palët në këtë proces të ndihen të barabarta me rregullat e lojës“, ka thënë Rama.