Zjarri në banesë i ka marrë jetën një 90-vjeçari në fshatin Krane të bashkisë Finiq.
Gazetarja e Ora News Anxhela Lushkaj raporton se bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar si Thanas Çakuli.
Shkak për humbjen e jetës ka qenë asfiksia nga tymi.
Sipas dyshimeve paraprake, zjarri dyshohet se ka qenë aksidental ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë Sarandë për ngjarjen:
Informacion paraprak
Më datë 22.02.2021, rreth orës 08:40, në fshatin Krane, Finiq, ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi Th. Ç., 90 vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë nga tymi ka ndërruar jetë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.